Papa Françesku bën thirrje për paqe në Siri dhe Jemen - Bota Sot
Papa Françesku bën thirrje për paqe në Siri dhe Jemen

Bota

Papa Françesku bën thirrje për paqe në Siri dhe Jemen

Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 13:55
Papa Françesku.

Papa Françesku e ka shfrytëzuar mesazhin e tij për Krishtlindje më 25 dhjetor, për t’i bërë thirrje botës që të mënjanohen “interesat partiake” dhe të gjendet një zgjidhje për konfliktet në Siri, Jemen dhe vende tjera.

Papa i ka bërë këto komente para dhjetëra mijëra personave në Sheshin Shën Pjetri në Vatikan.

“Dëshira ime për Krishtlindje është që të ketë vllazëri. Vllazëri në mes të individëve të secilit komb dhe kulturë. Vllazëri mes njerëzve me ide dhe besime të ndryshme”, ka thënë ai.

Përveç tjerash, ai ka bërë thirrje për paqe në Siri, Jemen, Afrikë, Gadishullin Korean, Ukrainë, Venezuelë dhe Nikaragua.

Papa ka thënë edhe se shpreson në arritjen e një pajtueshmërie në mes të izraelitëve dhe palestinezëve.

Ai ka thënë se shpreson që armëpushimi në Jemen do t’i japë fund luftës shkatërruese që ka lënë më shumë se 10,000 persona të vdekur nga viti 2015.

Papa po ashtu ka bërë thirrje për një zgjidhje paqësore për Sirinë, pasi konflikti në këtë vend ka lënë të vdekur më shumë se 400,000 persona dhe ka detyruar miliona tjerë të zhvendosen nga shtëpitë e tyre nga viti 2011.

 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera