Turqia dërgon përforcime ushtarake në kufi me Sirinë - Bota Sot
Turqia dërgon përforcime ushtarake në kufi me Sirinë

Evropë

Turqia dërgon përforcime ushtarake në kufi me Sirinë

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 16:02
Ilustrim

Turqia ka dërguar përforcime ushtarake në kufi me Sirinë, vetëm disa ditë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vendosi tërheqjen e gjitha trupave amerikane nga Siria.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, tha se përforcimet përfshijnë trupat tokësore, tanke dhe mjete tjera ushtarake.

Ndërkohë, brenda Sirisë, luftëtarët e opozitës siriane të mbështetur nga Turqia u vendosën në zonat pranë qytetit kurd të Manbij, tha Anadolu.

Manbij, në Sirinë veriore, mbahet nga një milici kurde e mbështetur nga SHBA, ndërkaq e shikuar nga Ankaraja si "terroristë" e lidhur me kryengritësit kurdë brenda Turqisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...