Angli: Arrestohet 37-vjeçarja, dyshohet se i vrau dy fëmijët e vet

Evropë

Angli: Arrestohet 37-vjeçarja, dyshohet se i vrau dy fëmijët e vet

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 16:03
Angli

Një nënë e dy fëmijëve është arrestuar nën dyshimin për vrasje pasi policia i gjeti dy fëmijë të vdekur në shtëpinë e saj. Policia e arrestoi nënën e tyre pasi ajo dyshohet se ka shkaktuar aksident të qëllimshëm pak orë pas kryerjes së krimit të dyshuar.

Zyrtarët që e dërguan në shtëpi gruan e aksidentuar, i gjetën dy fëmijët që ishin në gjendje shumë të rëndë. Dy vajzat e vogla u dërguan në spital, por nuk arritën të mbijetojnë dhe ndërruan jetë pak orë pas intervenimit mjekësor.

Fqinjët thonë se kjo familje është vendosur në shtëpinë e re para pak kohësh. Një dëshmitar i aksidentit të gruas ka thënë se i është dukur që ajo e ka shkaktuar qëllimisht aksidentin. Një banore e zonës ka thënë se gruaja ka qenë e pamartuar dhe ka jetuar vetëm me dy fëmijët e saj.

Policia ka konfirmuar se gruaja është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e fëmijëve të saj. “Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një grua 37-vjeçare. Ajo është përfshirë në një aksident trafiku dhe ka pësuar lëndime të vogla, ndërsa tash është duke u hetuar në një stacion policor”, tha një zëdhënës i policisë së Kentit, shkruan “Daily Mail”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat