Një aeroplan luftarak francez me dy pilotë, sot është zhdukur nga radari në zonën pranë kufirit me Zvicrën, pasi ishte përfshi nga një stuhi e borës.
Autoritete franceze kanë njoftuar se kanë filluar kërkimet e vazhdueshme për gjetjen e aeroplanit gjuajtës të fluturimit 2000D.
Është raportuar se zona e mbuluar me dëborë midis rajonit Dub dhe Zur, ishte vendi ku është kapur për herë të fundit nga radarët aeroplani.
Aeroplani ishte ngritur në fluturim sot në ora 11:00 nga një bazë ajrore në Francën verilindore.