Prokuroria speciale për çështjet financiare kërkon një proces gjyqësor përpara gjykatës penale për François Fillon dhe bashkëshorten e tij Penelope në çështjen e hetimeve të dyshuara fiktive të kësaj të fundit dhe fëmijëve të çiftit, bëjnë të ditur burime pranë çështjes, duke konfirmuar një informacion të ”Monde”.
Tashmë i mbetet hetuesit të vendosë për të dërguar ose jo në penale ish-kandidatin e së djathtës në presidencialet e 2017, bashkëshorten e tij si dhe ish-zëvendësin e tij parlamentar Marc Joulaud, gjithashtu nën hetim në këtë çështje.