Qytetarët protestojnë me sloganet ‘’Të turpëruar nga kryeministri’’

Evropë

Qytetarët protestojnë me sloganet ‘’Të turpëruar nga kryeministri’’

Më: 11 janar 2019 Në ora: 20:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qindra persona me pankarta të mëdha publicitare me portrete të qytetarëve me emrat e tyre, dhe mbishkrimin ‘’Ndiej turp për kryeministrin tim’’ dolën në rrugët çeke.

Bëhet fjalë për një iniciativë të reklamave lokale, për të kritikuar kryeministrin populist, Andrej Babis, i përfshirë në disa çështje mjaft të diskutueshme.

Babis 64 vjeç hedh poshtë të gjitha akuzat ndaj tij dhe denoncon një fushatë desinformuese.

Shtetasi nr 2 më i pasur i Çekisë është vënë nën akuzë me dyshimin për shpërdorim të fondeve europiane, që datojnë nga 2007-2008. Kundërshtarët e tij e akuzojnë gjithashtu për konflikte interesi dhe bashkëpunim të dyshuar me policinë sekrete komuniste StB përpara 1989.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat