Një ndërtesë shkencore në ndërtim e sipër në Universitetin e Lyon në Francë u kap në zjarr, pasi tre bombola gazi në çatinë e ndërtesës shpërtheu.
Tre studentë u plagosën pak, thanë zyrtarët francezë për ABC News, transmeton gazeta "Bota sot".
Incidenti nuk është duke u trajtuar si terrorizëm, zyrtarët francezë kanë konfirmuar. Objektet e shkollave janë evakuuar dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.
Autoritetet besojnë se një aksident ka shkaktuar shpërthimin, ndërsa ndërtesa ishte duke kaluar nëpër punë ndërtimore. Videoja e incidentit tregon se ndërtesa u përfshi në flakë para se të dëgjohet shpërthimi.