"Jelekët e verdhë" të Francës u nisën në rrugë të shtunën për një fundjavë të dhjetë të protestave anti-qeveritare, duke sfiduar përpjekjet e Presidentit Emmanuel Macron për të kanalizuar zemërimin e tyre në një sërë debatesh në qytet, shkruan “France24”, përcjellë “Bota sot”.
Një burim i policisë tha se autoritetet presin që protestat të jenë "të paktën po aq të mëdha sa javën e kaluar", kur mbi 80,000 njerëz demonstruan mbi pabarazinë, privilegjet që gëzojnë shërbyesit e lartë publik dhe stilin qeverisës të një presidenti të akuzuar për arrogancë.
Pjesëmarrja e javës së kaluar konfirmoi se pati një zbrazëti në fund të vitit, mirëpo protestuesit pas krizës më të madhe në presidencën e Macron mbesin plotësisht të mobilizuar.
Udhëheqësi i qendrës shpreson që nisja këtë javë të një "debati të madh kombëtar" mbi politikën do të shënojë një kthesë./Botasot