Rikthehen protestat në Francë - Bota Sot
Rikthehen protestat në Francë

Evropë

Rikthehen protestat në Francë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 15:43
Francë

Mijëra protestues janë rikthyer në rrugët e Francës të shtunën, raportojnë mediat lokale. Autoritetet janë shfaqur në gatishmëri për të ofruar siguri pas përplasjeve javë më parë në mes të policisë dhe protestuesve, të cilët kanë pushtuar rrugët e Francës që nga nëntori, kundër qeverisjes së Emmanuel Macronit.

Javën e kaluar rreth 27,000 protestues kanë marshuar, ndërsa dy javë më parë 84,000 persona u raportuan të kenë protestuar.

Lëvizja “Xhaketat e Verdha” nisi protestat në Francë në kundërshtim të ngritjes së cmimit të naftës si dhe ngritjes së standardit të jetesës. Protestat morën përmasa të mëdha kur Macron tërhoqi taksën e naftës, duke bërë që protestuesit të vazhdojnë kërkesat deri në largimin e presidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...