Maas: Marrëveshja për Brexit më e mira

Evropë

Maas: Marrëveshja për Brexit më e mira

Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:08
Heiko Maas

Marrëveshja për Brexit e negociuar me Bashkimin Europian është më e mira dhe zgjidhja e vetme, u shpreh sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas.

”Qëndrimi ynë është i qartë. Marrëveshja e tërheqjes është më e mira dhe zgjidhja e vetme për një largim të rregullt’’, deklaroi Maas në një intervistë të grupit të medias ”Funke”.

Kryeministrja britanike, Theresa May siguroi të martën një mandat të Parlamentit të saj për të rinegociuar marrëveshjen për largimin e Britanisë së Madhe më 29 mars dhe ‘’rrjetin e sigurisë’’ të parashikuar për Irlandën.

Ajo mori menjëherë një refuzim në mënyrë të prerë dhe përfundimtar nga ana e Bashkimit Europian.

Deputetët britanikë votuan dje në mbrëmje një amendament që përjashton një dalje nga Bashkimi Europian pa marrëveshje, dy muaj nga data që parashikohet zbatimi i Brexit, 29 marsi.

Ky amendament, që në fakt nuk është detyrues për qeverinë e kryeministres konservatore Theresa May u miratua nga 318 deputetë ndërkohë që 310 ishin kundër.

Nga ana tjetër perspektiva për një Brexit pa marrëveshje ka bërë që stërlina britanike të bjerë në nivele rekord përballë monedhës unike, ku një euro u këmbye sot në tregun valutor me 86,82 stërlina, ndërsa një stërlinë u këmbye me 1,3079 dollarë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat