Italia në panik, shtohen ndjeshëm rastet e gripit

Evropë

Italia në panik, shtohen ndjeshëm rastet e gripit

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:48
Ilustrim

Italia po përjeton një rritje alarmante të rasteve të gripit, ku vetëm në javën e fundit virusi ka detyruar 725 000 italianë të rrinë në shtrat, ndërkohë që, që prej fillimit të dimrit në vend numërohen 3,6 milionë raste.

Instituti i Lartë italian i Shëndetësisë (ISS) nënvizon se këto janë pasojat e epidemisë sezonale.

Në javën e katërt të vitit 2019, shkalla e prekjes nga gripi në Itali ishte rreth 12 raste për 1 000 banorë të asistuar, veçanërisht në moshën pediatrike nën pesë vjeç.

Provinca Autonome e Trentos, Umbria, Marke, Abruco, Kampannja dhe Kalabria janë rajonet më të prekura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat