Kërcënuan djalin e Vuçiqit me varje, policia zbulon personat

Evropë

Kërcënuan djalin e Vuçiqit me varje, policia zbulon personat

Nga: F.B. Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 09:03
Personat që barten shtyllen e vrasjes

Policia ka identifikuar dy persona që kanë bartur shtyllën improvizuar për varje në protestën e së shtunës, akt ky që ka nxitur kundërthënie edhe reagime të shumta në opinionin serb, shkruan “Informer”, transmeton “Bota sot”.

Pas shqetësimit të madh që ka ngjallur shtylla e improvizuar për varje në protestën “2 në 5 milionë” që tash e sa javë organizohet në Beograd dhe qytetet tjera serbe, policia pas hetimit intensive mësohet se ka identifikuar dy persona që kanë bartur edhe kanë vendosur këtë shtyllë njoftojnë mediat.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar se një pjesë e opozitës që proteston nuk respekton asnjë qëndrim ndryshe dhe në pamundësi të përgjigjen në rezultate evidente të Qeverisë së Serbisë po udhëheqin politikën e linçimit.

"Kishim një vikend shumë të vështirë. Të shtunën në mbrëmje në protestë u paraqit një shtyllë e varjes, kjo pafuqi e opozitës po rritet në agresion dhe politikë të linçimit. Është shumë vështirë të punohet në këto kushte. Erdhëm në atë shkallë që ata vendosin shtyllë varje në rrugë, ndërkohë kërcënohet familja e presidentit nga një person që bart pajisje të plotë lufte”, ka thënë Brnabiç.

Në rrjetet sociale të dielën pasdite është paraqitur fotografia nga protesta ku shihet shtylla e varjes dhe më pas edhe kërcënimi ndaj djalit të Vuçiqit, për të cilët policia thotë se janë identifikuar personat e të dy rasteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat