Shtatë të vdekur dhe 30 të plagosur pas një zjarri në një ndërtesë në Paris

Evropë

Shtatë të vdekur dhe 30 të plagosur pas një zjarri në një ndërtesë në Paris

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 07:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shtatë persona kanë vdekur pas një zjarri në një ndërtesë në Parisin jugperëndimor, thonë nga shërbimi i zjarrfikësve, transmeton BBC

Thuhet se rreth 30 njerëz, duke përfshirë tre zjarrfikës, u plagosën. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

“Numri i viktimave mund të rritet ende sepse zjarri po vazhdon akoma në katet 7 dhe 8”, tha një zëdhënës i zjarrfikësve.

Akoma nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin i cili u përhap gjatë natës duke i detyruar disa banorë të kërcenin nga lart në mënyrë që t’ju shpëtonin flakëve dhe tymit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat