Kryetarja e Kroacisë me “predispozitë karcinomi”

Evropë

Kryetarja e Kroacisë me “predispozitë karcinomi”

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 10:45
Kolinda Grabar – Kitaroviq

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar – Kitaroviq, në mesin e majti të shkuar fshehtas ka qenë disa herë për infuzion në QKS. Motrat mëshiruese, ndërsa të premten e shkuar ka qëndruar në klinikën private Radiochirurgia Zagreb për kontroll, shkruan sot gazeta e kroate Večernji list.

Këto informata janë konfirmuar edhe nga Zyra e Presidentes.

Zëdhënësja e presidentes Ivana Crniq ka thënë se infuzionet janë marrë në mënyrë që Kolinda të mundej, me virozë, të ushtronte detyrën e vet dhe ta realizonte vizitën shtetërore në Turqi më 16 janar. Ajo ka shtuar se vizita në klinikën private ka qenë e natyrës preventive. Thuhet se bëhej fjalë për mamografi, shkruan kjo gazetë.

Se ka qenë në kontrolle preventive, kryetarja ka pohuar edhe për RTL.

'Kam predispozitë për karcinom. Katër gjyshe dhe tre gjyshër e kanë pasur këtë sëmundje”, ka thënë Grabar-Kitaroviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat