Shokuese: La vajzën pa ushqyer dhe shkoi në party me shoqet, e gjeti të vdekur

Evropë

Shokuese: La vajzën pa ushqyer dhe shkoi në party me shoqet, e gjeti të vdekur

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 21:54
Vajza u shpall zyrtarisht e vdekur pasi nuk ishte ushqyer për disa ditë me radhë

Një 21-vjeçare, nënë e një fëmije, shkoi në një party me shoqërinë dhe la pa ushqyer vajzën e saj 3 vjeç për disa ditë. Rasti është shënuar në qytetin rus të Kirovit. Maria Plenkina është arrestuar dhe akuzohet për vrasjen e fëmijës. 3-vjeçarja u gjet e pajetë brenda shtëpisë nga gjyshja e saj. Kjo e fundit shkoi në banesë për t’i dhënë dhuratën mbesës së saj, pasi vogëlushja kishte ditëlindjen.

Por, aty gjeti vetëm 3-vjeçaren pa ndjenja. Me urgjencë lajmëroi policinë dhe ambulancën. Vajza u shpall zyrtarisht e vdekur pasi nuk ishte ushqyer për disa ditë me radhë. Hetuesit rusë kanë deklaruar gjithashtu se nëna 23-vjeçare kishte mbyllur derën dhe ishte larguar për të festuar me miqtë. Ndërsa gjyshja i tregoi policisë se me vajzën e saj komunikonte vazhdimisht në rrjetet sociale dhe ajo i kishte thënë se ishin mirë.

Nga hetimet u zbulua se Maria Plenkina nuk ka qëndruar në shtëpi për 1 javë, nga 13 Shkurti deri më 20 Shkurt. Gjatë gjithë këtyre ditëve, vajza 3-vjeçare ishte mbyllur brenda dhe nuk ishte lënë pa ushqyer. Rasti ka shokuar opinionin publik, madje dhe vetë autoritetet, të cilat thonë se 23-vjeçarja është tepër gjakftohtë dhe as nuk e qan e as po shpreh keqardhje për këtë krim të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat