Kryetari i Parlamentit Evropian shkakton furi me lëvdatën për Mussolinin

Evropë

Kryetari i Parlamentit Evropian shkakton furi me lëvdatën për Mussolinin

Më: 14 mars 2019 Në ora: 20:26
Kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani

Kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, ka kërkuar falje të enjten për vlerësimet e interpretuara si lavde për diktatorin italian, Benito Mussolini, ndërsa insistoi se është “një antifashist i përkushtuar”.

Tajani, i cili është anëtar partisë “Forza” të ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, u përball me furi pasi gjatë deklaratës së tij për “Radio 24” tha se para se Mussolini “t’i shpallte luftë botës mbarë, duke shkuar gjurmëve të Hitlerit, deri në promovimin e ligjeve racore”, diktatori ka bërë megjithatë disa “gjëra pozitive”, si përmirësimin e infrastrukturës, raporton Reuters.

Pas zemërimit në Itali dhe gjetkë, përfshirë thirrjet për dorëheqjen e tij, Tajani e shfrytëzoi “Twitter”-in, për të thënë se është turp që komentet e tij janë “manipuluar”. Ai më vonë kërkoi falje për vlerësimin e tij, me anë të një deklarate të lëshuar nga zyra e tij në Strasburg.

Ai tha se komentet nuk kishin për synim që “ta lartësonin një regjim antidemokratik dhe totalitar”.

“Unë përherë kam qenë me gjithë zemër një antifashist”, ka thënë Tajani. “Gjithnjë kam thënë se Mussolini dhe fashizmi janë kapitulli më i errët i historisë se shekullit të shkuar”.

Tajani u bë cak i kritikave edhe për komentet e mëhershme të tij rreth Mussolinit, duke e nxitur revoltën si të nënkryetarit të Komisionit Evropian, Franz Timmermans ashtu edhe të organizatës botërore të mbrojtjes së të drejtave njerëzore “Human Rights Watch”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat