Sondazhi/ Koalicioni qeverisës holandez pritet të humbasë shumicën, shkak sulmi në Utreht

Evropë

Sondazhi/ Koalicioni qeverisës holandez pritet të humbasë shumicën, shkak sulmi në Utreht

Më: 21 mars 2019 Në ora: 06:14
Mark Rutte

Sipas një sondazhi të porositur nga transmetuesi kombëtar NOS, koalicioni qeverisës në Holandë do të humbasë shumicën e saj në senat, si rezultat i zgjedhjeve provinciale, në të cilat një parti populiste shumë e djathtë ka marrë rritje të mëdha.

Votimi erdhi vetëm dy ditë pasi një burrë i lindur në Turqi, u arrestua me dyshimin për të shtënat me tre të vdekur në qytetin qendror të Utrehtit, në një sulm që mund t’i japë një nxitje partisë anti-imigracion, Forumi për Demokraci.

Nëse projekti i kryer nga kompania e sondazheve, Ipsos, është i saktë, koalicioni qeverisës i qendrës së djathtë, të kryeministrit Mark Rutte, do të duhet të kërkojë mbështetje shtesë nga partitë e tjera, për të miratuar legjislacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat