Numërimi i kutive në zgjedhejt lokale në Turqi është drejt fundit, ndërsa tashmë po bëhet e ditur se cila parti do të udhëheqë me shumicën e komunave në Turqi, shkruan "Bota sot".
Partia e udhëhqur nga Presidenti, Rexhep Taip Erdgoan ka fituar shumicën e komunave përfshirë edhe qytetin me popullsinë më të madhe të vendit, Stambollin, ndërsa rezultatet e para flasin për një përmbysje historike të partisë kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), e cila mban një kryesim të brishtë në kryeqytetin Ankara.
Pak para se të nis fjalimin tradicional nga ballkoni në qytetin e Ankarsë, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Turqia zgjedhjet e 31 marsit i ka përfunduar brenda një pjekurie demokratike. Në zgjedhjet e sotme lokale, rreth 57 milionë votues kishin të drejtë të hedhnin votën e tyre në 194.390 vendvotime.