Suedia shqyrton rihapjen e rastit kundër Assanges - Bota Sot
Suedia shqyrton rihapjen e rastit kundër Assanges

Evropë

Suedia shqyrton rihapjen e rastit kundër Assanges

Më: 12 prill 2019 Në ora: 17:14
Julian Assange

Bashkëthemeluesi i uebfaqes Wikileaks, Julian Assange, mund të përballet me hetime të reja të akuzave për përdhunim kundër tij në Suedi.

Assange, 47 vjeç, i cili ka jetuar me statusin e azilit në Ambasadën e Ekuadorit në Londër për shtatë vjet, u arrestua të enjten.

Prokurorët suedezë thanë se po e shqyrtojnë rastin me kërkesën e avokates së viktimës së dyshuar.

Avokatja Elizabeth Massi Fritz tha se "do të bëjë gjithçka të mundur" për të rihapur hetimet në Suedi.

Assange është ngujuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër qysh në vitin 2012 për të shmangur ekstradimin në Suedi.

Të enjten, Ekuadori e ka tërhequr papritmas azilin e tij dhe ka ftuar policinë që ta arrestojë.

Pas arrestimit dramatik, ai është dërguar në gjykatën në Uestminster dhe është shpallur fajtor për një akuzë të ngritur nga autoritetet britanike, për shkeljen e lirimit me kusht.

Assange është akuzuar për përdhunim në vitin 2010, por ai e ka mohuar gjithmonë këtë vepër.

Prokurorët suedezë i kanë pezulluar hetimet në vitin 2017, sepse nuk ishin në gjendje t'i vazhdonin derisa Assange ishte në Ambasadën e Ekuadorit.

Shtetet e Bashkuara po ashtu e duan ekstradimin e Assanges nga Britania e Madhe, në lidhje me rolin e tij të dyshuar në publikimin e sekreteve të Qeverisë amerikane, në vitin 2010. Këto dokumente të klasifikuara janë publikuar në Wikileaks.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...