May pushon në Uells

Evropë

May pushon në Uells

Më: 15 prill 2019 Në ora: 17:02
Theresa May dhe Philip

Kryeministrja britanike Theresa May do të pushojë për pak ditë në Uells, pas debateve të ashpra në Parlament lidhur me Brexit.

Zyra e saj në Dauning Street sot njoftoi se May dhe burri i saj Philip, filluan një pushim të shkurtër të shtunën.

Parlamenti britanik është në pushim të Pashkëve deri më 23 prill.

AP shkruan se May gjatë një vizite në Uells në vitin 2017 kishte vendosur të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme për të forcuar rolin e saj në negociatat mbi Brexit.

Në vend të kësaj, agjencia AP kujton, se May humbi shumicën e saj parlamentare dhe që prej atëherë ka luftuar për të zbatuar planet për tërheqjen e Britanisë nga BE-ja.

I pyetur nga gazetarët nëse May po shqyrtonte zgjedhje të reja, zëdhënësi James Slack ka mohuar një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat