Merkel: E trishtuar për tragjedinë e Madeiras

Evropë

Merkel: E trishtuar për tragjedinë e Madeiras

Më: 18 prill 2019 Në ora: 13:26
Angela Merkel

Angela Merkel shprehu ngushëllimet e saj për viktimat e aksidentit në ishullin portugez të Madeiras.

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu ngushëllimet e saj për viktimat e aksidentit në ishullin portugez të Madeiras, ku 29 persona humbën jetën, shumica prej të cilëve ishin nga Gjermania.

“Me trishtim dhe tronditje shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për bashkatdhetarët tanë si dhe të gjithë ata që u prekën nga aksidenti i tmerrshëm i autobusit në Madeira”, theksoi Merkel në një deklaratë.

Ajo gjithashtu falënderoi shërbimet e shpëtimit dhe mjekët në Madeira për përpjekjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat