Londër, arrestohen mbi 460 persona gjatë protestës për mjedisin

Evropë

Londër, arrestohen mbi 460 persona gjatë protestës për mjedisin

Më: 19 prill 2019 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Më shumë se 460 persona janë arrestuar në Londër që kur të hënën filluan protestat e aktivistëve për mbrojtjen e mjedisit, bëri të ditur të enjten policia britanike.

“Deri të enjten më shumë se 460 persona janë arrestuar për shkak të prishjes së rendit dhe paqes dhe obstruksioneve të komunikacionit nëpër rrugë”, theksoi policia londineze.

Demonstruesit kërkojnë aksion urgjent të Qeverisë në zgjidhjen e problemit të ndryshimeve klimatike dhe krizës ekologjike. U bllokuan rrugët kryesore dhe frekuentuese në Londër, mes tjerash, ura Waterloo dhe rruga Oxford.

Demonstruesit, të mbledhur rreth organizatës “Extinction Rebellion“ e cila përpiqet për mbrojtjen e mjedisit jetësor, kërkojnë nga Qeveria që të pranojë se ekziston krizë lidhur me ndotjen e mjedisit, të sjell politika juridikisht obliguese për uljen e emetimit të karbonit deri në vitin 2025 dhe të formojë kuvend qytetarësh i cili do të mbikëqyrte ndryshimin për arritjen e qëllimit.

Organizata ka premtuar të rrisë intensitetin e protestave dhe në rrugë do të jetë sipas nevojës. Ata njoftuan se do të ndërpresin punën e Aeroportit Heathrow të premten, nëse kërkesat e tyre nuk do të përmbushen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat