Franca pakëson orët e gjuhës italiane në shkolla - Bota Sot
Franca pakëson orët e gjuhës italiane në shkolla

Evropë

Franca pakëson orët e gjuhës italiane në shkolla

Më: 29 prill 2019 Në ora: 21:42
Emmanuel Macron

Ende nuk janë ulur tensionet mes Francës dhe Italisë, nisur nga vendimi i Emmanuel Macron për të përgjysmuar postet e mundshme në konkurset e mësimit të gjuhës italiane në shkolla dhe universitete. Vendimi vjen pak ditë pas vizitës së presidentit të Republikës, Sergio Mattarella në Amboise, qytet në të cilin në vitin 1519 vdiq Leonardo da Vinçi, për të festuar së bashku me presidentin francez pesë qind vjetorin e vdekjes së gjeniut italian.

Rënie e ndjeshme

Dokumenti flet për një “rënie të paparë” në pozicionet e ofruara për mësimin e italishtes. Prerja është pjesë e një reduktimi të përgjithshëm të propozuar nga qeveria e Parisit në fushën e arsimit.

Në kanalin e Agrégation, që lejon mësimin në shkollat e mesme, vendet janë përgjysmuar dhe deri në vitin 2019 ka vetëm pesë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...