Mijëra persona marshojnë për pavarësinë e Skocisë

Evropë

Mijëra persona marshojnë për pavarësinë e Skocisë

Më: 4 maj 2019 Në ora: 20:10
Glasgow

Mijëra persona i janë bashkangjitur marshit në qytetin Glasgow, që në fakt është marshi më i madh që e mbështetë pavarësinë e Skocisë nga Britania e Madhe. Ky veprim vjen pasi që kryetarja e Skocisë, Nicola Sturgeon paralajmëroi se do të kërkojë një referendum të dytë për këtë çështje.

Ngjarja e quajtur “Të gjithë nën një flamur”, ka filluar në ora 13:30 të kohës lokale, dhe arriti që të mbledhë mijëra njerëz, që e bën kështu marshin më të madh ndonjëherë për këtë kauzë, raporton The Guardian.

Marshuesit, në përgjithësi mbanin flamurin kombëtar të Skocisë, flamurin e Bashkimit Evropian dhe në disa raste edhe flamurin e Katalonjës. Sipas policisë, nuk ka pasur incidente, edhe pse atmosfera i ka përngjarë një karnavali, me shumë daulle dhe këngë.

Kryetarja e Skocisë, tha në fund të muajit prill, se do të kërkojë që Skocia ta mbajë një referendum ,gjatë muajit maj të vitit 2021; e kjo do të ndodhë vetëm nëse Britania e Madhe del nga BE’ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat