Inteligjenca artificiale lë pa punë punëtorët në Slloveni

Evropë

Inteligjenca artificiale lë pa punë punëtorët në Slloveni

Më: 6 maj 2019 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Më shumë se gjysma e punonjësve në Slloveni presin ndryshime drastike në 15-20 vjetët e ardhshme, vlerëson Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Për shkak të automatizimit, një e katërta e vendeve të punës do të shuhen, ndërsa shtatë për qind do të transformohen dhe do të kërkohet ri-kualifikimi i tyre.

Ky vlerësim është pjesë e një studimi më gjithëpërfshirës të zhvillimeve të ardhshme të tregut të punës në të gjitha 36 vendet e OECD-së.

Parashikohet që investimet gjithnjë në rritje në inteligjencën artificiale do të çojnë në një reduktim të numrit të vendeve të punës në dispozicion, të cilat do të marrin pajisje automatike, veçanërisht kur bëhet fjalë për operacione më pak të komplikuara të punës.    

Në nivelin e përgjithshëm të OECD-së, për shkak të automatizimit, 14 për qind e vendeve të punës mund të shuhen në dy dekadat e ardhshme, ndërsa 32 për qind do të pësojnë një transformim të thellë, kështu që punonjësit do t’iu nënshtrohen trajnimeve shtesë.

Automatizimi ka shumë mundësi të godasë profesionet dhe vendet e punës që nuk kërkojnë aftësi më komplekse, dhe vende të reja pune dhe profesione për të cilat punëtorët "e vjetër" nuk janë të trajnuar dhe për të cilët nuk kanë kompetencat e nevojshme do të krijohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat