Djali qan dhe nuk e lë të shohë televizor, babai e qëllon duke i shkaktuar vdekjen

Evropë

Djali qan dhe nuk e lë të shohë televizor, babai e qëllon duke i shkaktuar vdekjen

Më: 18 maj 2019 Në ora: 14:53
R-Jay

Djali nuk e lejonte që të shikonte televizor dhe babai e goditi. Richard Lovell e shkundi aq dhunshëm të birin R-Jay vetëm 3 muajsh, duke i shkaktuar një invaliditet të rëndë, prej të cilin gjeti vdekjen katër vite më vonë.

Gjyqtarët e shpallën burrin fajtor për vrasje, pasi ndonëse fëmija i mbijetoi sulmit, pasojat e lëna, rezultuan vdekjeprurëse.

Vogëlushi ishte duke qarë, duke e penguar të atin që të shikonte televizor, kështu që ai e tundi aq fortë sa që i shkaktoi hemorragji cerebrale.

Babë e bir ishin vetëm në shtëpi, në Blacon, Chester, Angli, pasi nëna kishte shkuar tek disa të afërm. Pasi kuptoi se i biri kishte humbur ndjenjat ai e dërgoi me urgjencë në spital, duke thënë se djali kishte rënë aksidentalisht.

Por mjekët lajmëruan policinë, e cila mori në pyetje Lovell, ku gjatë insistimit për të zbardhur ngjarjen, ai tregoi çfarë kishte ndodhur.

Babai u arrestua, mirëpo gjendja të voglit sa vinte e rëndohej, duke pësuar paralizë cerebrale. Në moshën 4-vjeçare gjendja e fëmijës u komplikua, duke bërë që të gjejë vdekjen në vitin 2016, shkruan noa.al.

Kështu të enjten që lamë pas, pas hetimeve disa vjeçare, gjykata e shpalli fajtor Lovell, duke e dënuar me 30 muaj burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat