Mbretëresha thyen protokollin, do marrë pjesë në funeralin e ndihmëses - Bota Sot
Mbretëresha thyen protokollin, do marrë pjesë në funeralin e ndihmëses

Evropë

Mbretëresha thyen protokollin, do marrë pjesë në funeralin e ndihmëses

Më: 25 maj 2019 Në ora: 17:49
Mbretëresha Elizabeth dhe Annette Wilkin

Mbretëresha Elizabeth e ka përjetuar keq vdekjen e një prej ndihmëseve më besnike që i ka shërbyer për një kohë të gjatë.

Annette Wilkin, e cila filloi punë në mbretëri në vitin 1974 humbi jetën nga një sëmundje në moshën 72 vjecare.

Mediat britanike raportojnë se Mbretëresha do marrë pjesë në funeralin e saj, një nderim i rrallë. Si rregull, Mbretëresha Elizabeth nuk duhet të shkojë në raste të tilla.

Por Annette shërbeu për 40 vite në pallatin Ëindsor dhe ishte bërë një prej personave më të rëndësishëm në stafin që kujdesej për familjen mbretërore.

"Mbretëresha dhe të gjithë anëtarët e adhuronin dhe ishte si pjesë e familjes. Ajo nuk u martua kurrë, por ishte e përkushtuar ndaj punës dhe ia dedikoi jetën familjes mbretërore", tha një burim pranë familjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...