“Ndihmë, kemi gjetur një bombë!” Frikë buzë lumit, por e vërteta është krejt ndryshe

Evropë

“Ndihmë, kemi gjetur një bombë!” Frikë buzë lumit, por e vërteta është krejt ndryshe

Më: 31 maj 2019 Në ora: 14:06
Lumi Tamigi

“Ndihmë, kemi gjetur një bombë buzë lumit!” Kjo bëri që banorët të përfshihen nga paniku, në momentin që u përballën me një objekt tejet të dyshimtë, buzë lumit Tamigi, në Londër.

Pas sinjalizimit të disa qytetarëve policia dhe shërbimi zjarrfikës mbërritën në vendin e ngjarjes, për të zbuluar se bëhej fjalë për një alarm të rremë.

Gjithçka ndodhi këtë të mërkurë në Tower Hamlets, pranë Londrës, Angli.

Disa kalimtarë, panë buzë lumit një objekt të madh të rrumbullakët, i cili dukej si një bombë e pashpërthyer, duke bërë që të lajmërojnë policinë.

Kjo pasi edhe javën e kaluar në zonën e Kingston-upon-Thames, ishte gjetur një bombë e pashpërthyer. Nga ekzaminimi i bërë objektit të dyshimtë, brenda një kohe të shkurtër u zbulua se e vërteta ishte krejt ndryshe.

Bëhej fjalë për një top dekorues për pemët e Krishtlindjeve, i cili për shkak të përmasave të pazakonta, ishte ngatërruar me një bombë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat