Varka përplaset në brigjet franceze, humbin jetën tre shpëtimtarë - Bota Sot
Varka përplaset në brigjet franceze, humbin jetën tre shpëtimtarë

Evropë

Varka përplaset në brigjet franceze, humbin jetën tre shpëtimtarë

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 18:24
Brigjet franceze

Tre shpëtimtarë kanë humbur jetën pasi varka e tyre u përplas në shkëmbinj si pasojë e stuhisë së fuqishme në bregun perëndimor të Francës.

Shpëtimtarët ishin nisur për ta ndihmuar një anije peshkimi që synonte të arrinte në portin Sables d’Olonne, shkruan Euronews.

“Këto vdekje tragjike në det na përkujtojnë për rreziqet që i rrethojnë vullnetarët tanë të shpëtimit”, ka thënë Xavier de la Gorce, i cili është president i ekipeve shpëtimtare në det (SNSM).

Të tre viktimat që humbën jetën ishin duke punuar si vullnetarë. Ndërsa katër shpëtimtarë të tjera janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...