Në Spanjë një kishë e papërfunduar merr lejen pas 137 vjetësh

Evropë

Në Spanjë një kishë e papërfunduar merr lejen pas 137 vjetësh

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 19:37
Foto

Më në fund është lëshuar një leje ndërtimi zyrtare për kishën e papërfunduar të Barcelonës të hartuar nga arkitekti Antoni Gaudi 137 vjet pasi ndërtimi filloi në Bazilikën La Sagrada Familia, shkruan AP.

Bashkia e qytetit të Barcelonës tha të premten se i ka dhënë ndërtuesve të tanishëm një leje pune që është e vlefshme deri në vitin 2026. Ndërtuesit thonë se është koha e mjaftueshme për të përfunduar ngritjen e kullave qendrore të kishës katolike romake.

Zyrtarët e Barcelonës thanë se qyteti do të paguan 4.6 milionë euro në tarifat sipas një marrëveshjeje të negociuar me një fondacion kushtuar përfundimit dhe ruajtjes së La Sagrada Familia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat