BE: Rusia u përpoq të ndërhyjë në zgjedhjet evropiane - Bota Sot
BE: Rusia u përpoq të ndërhyjë në zgjedhjet evropiane

Evropë

BE: Rusia u përpoq të ndërhyjë në zgjedhjet evropiane

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian tha se ka mbledhur dëshmi për aktivitete "të vazhdueshme dhe të qëndrueshme" të dezinformimit nga Rusia, me synim që të ndikonte në rezultatet e zgjedhjeve të majit për Parlamentin Evropian.

Raporti i Komisionit Evropian thotë se "burimet ruse" u përpoqën të kufizojnë pjesëmarrjen e votuesve dhe të ndikojnë në preferencat e tyre.

Raporti nuk shpjegon se çfarë nënkupton me "burimet ruse".

Ai pason paralajmërimet qysh para zgjedhjeve të Brukselit për vendet e BE-së dhe kompanitë e mediave sociale, që të jenë syhapur përballë lajmeve të mundshme të rreme nga Rusia.

Aktivitetet malinje - të vërejtura në raportin e 14 qershorit - variojnë nga sfidimi i legjitimitetit demokratik të BE-së deri te shfrytëzimi i debateve përçarëse mbi çështje si migracioni.

Komisioni Evropian tha se përpjekjet e tij për të luftuar lajmet e rreme kanë ndihmuar në reduktimin e sasisë së dezinformatave që shfaqen në internet, por ai shtoi se duhet bërë më shumë.

"Taktikat e përdorura nga aktorët e brendshëm dhe të jashtëm, në veçanti të lidhura me burimet ruse, po zhvillohen shpejt, njësoj si edhe masat që ndërmarrin shtetet dhe platformat online", tha Komisioni Evropian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...