Festa e çmendur në Stamboll për fitoren e Imamoglut - Bota Sot
Festa e çmendur në Stamboll për fitoren e Imamoglut

Evropë

Festa e çmendur në Stamboll për fitoren e Imamoglut

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 09:06
Pamje nga vendi

Dje u mbajtën zgjedhjet lokale për kryetar të Stambollit. Këto zgjedhje u mbajtën për herë të dytë, për shkak se në herën e parë, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, dërgoi ankesa në Këshillin e Suprem Zgjedhor, duke bërë që kërkesa e tij të realizohet. Gjithsesi, kandidati i partisë së tij pësoi një humbje edhe më të rëndë se hera e parë.

Në herën e parë, kandidati i opozitës, Ekrem Imamoglu, fitoi me diferencë prej 14.000 votash, në një qytet ku miliona kanë të drejtë vote. Ndërsa në herën e dytë, Imamoglu fitoi me një diferencë afër 800 mijë vota.

Pas këtij rezultati, presidenti Erdogan e pranoi humbjen dhe e uroi Imamoglun për zgjedhjen si kryetar i Stambollit.

E pas publikimit të rezultatit, votuesit e Imamoglut dolën rrugëve të Stambollit për ta festuar fitoren e kandidatit të tyre, e siç duket pjesëmarrja është masive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...