Në Francë, aktivizohet për herë të parë alarmi i kuq për motin e nxehtë

Evropë

Në Francë, aktivizohet për herë të parë alarmi i kuq për motin e nxehtë

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 21:14
Paris

Shërbimet franceze meteorologjike lëshuan sot për herë të parë alarmin e kuq të rrezikshmërisë ndaj motit të nxehtë.

Ky alarm përfshin katër rajone në jug të Francës, përfshirë qytetet e Marsejës, Nimë, Montpëlje dhe Avinjon.

“Alarmi i kuq, më i larti nga tre nivelet e alarmeve për rrezikshmërinë e ngjarjeve meteorologjike, do të thotë se të gjithë janë në rrezik, edhe ata që gëzojnë shëndet të mirë”, sipas shërbimit meteorologjik kombëtar “Meteo France”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat