Brnabiq e çon në “qiell” Vuçiqin: Kaq miliarda investime ia solli Serbisë

Evropë

Brnabiq e çon në “qiell” Vuçiqin: Kaq miliarda investime ia solli Serbisë

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 08:24
Aleksandar Vuçiq dhe Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se vetëm vitin e kaluar në Serbi ka pasur 3.5 miliardë euro investime të huaja direkte.

Në një konferencë për media, këtë sukses, ajo ia ka atribuuar presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas saj, kontributin më të madh për këtë e ka dhënë Vuçiq.

“Asistencën më të rëndësishme për qeverinë serbe në sjelljen e investitorëve të huaj dhe hapjen e vendeve të reja të punës e bëri presidenti i Republikës, Aleksandër Vuçiq. Me besueshmërinë dhe respektin që gëzon ai nëpër botë, ftoi partnerët e huaj që të investojnë në Serbi”, ka thënë Bërnabiq.

Këtë deklaratë ajo e ka dhënë në kuadër të aktiviteteve që po mbahen për fushatën “E ardhmja e Serbisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat