Aleatja e Merkelit, gruaja e parë që kandidohet për të drejtuar BE-në

Evropë

Aleatja e Merkelit, gruaja e parë që kandidohet për të drejtuar BE-në

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 20:31
Kristinë Lagardë

Udhëheqësit europianë kanë zgjedhur ministren e mbrojtjes gjermane, Ursula fon der Lejen, për postin më të lartë të bllokut,  presidente të Komisionit Europian.

Vendimi u mor pas një samiti maratonë prej tri ditësh, dhe emërimi i saj, aleates së ngushtë të Merkelit, ka qenë surprizë për të gjithë, pasi shumë kandidatë të tjerë ishin refuzuar.

Nëse Parlamenti Europian e voton kandidaturën e saj, ajo mund të hyjë në histori si presidentja e parë femër e Komisionit Europian.

Drejtuesja e FMN-së, Kristinë Lagardë, është kandiduar për drejtimin e Bankës Qendrore Europiane, që tnai mbahet nga Mario Dragi, personi që shpëtoi euron gjatë krizës së borxheve në eurozonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat