Vdes në Londër foshnja e lindur nga nëna e vrarë

Evropë

Vdes në Londër foshnja e lindur nga nëna e vrarë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Një foshnjë që u lind përmes një procedure emergjente nga barku i nënës së vrarë nga therja me thikë ka vdekur të mërkurën. Lajmin e bëri të ditur policia britanike.

Policia Metropolitane e Londrës njoftoi se djali i porsalindur, i cili u pagëzua me emrin Riley, vdiq në spital në orën 3 e 1- minuta të mëngjesit të së mërkurës.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nëna 26-vjeçare e foshnjës vdiq në skenën e krimit në pjesën jugore të Londrës pasi ishte therur me thikë të shtunën në mëngjes. Ajo ishte në muajin e tetë të shtatzënisë.

“Këtë mëngjes e morëm vesh lajmin e hidhur se foshnja e Kelly-t ka vdekur në spital. Lutjet tona janë për familjen e tyre”, tha shefi i policisë hetuese, Mick Norman, i cili është duke i udhëhequr hetimet për këtë rast.

Policia i ka publikuar disa pamje të siguruara nga kamerat e sigurisë, ku shihet një burrë që dyshohet si autor i këtij krimi. Ai është parë duke vrapuar afër vendit ku u ther për vdekje gruaja 26-vjeçare.

Përndryshe, autoritetet e sigurisë i kanë arrestuar dy burra në lidhje me këtë rast, por ata janë liruar më vonë për shkak të mungesës së provave kundër tyre, shkruan “CNN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat