Zvicra zgjedhet vendi më i mirë për të jetuar dhe punuar

Evropë

Zvicra zgjedhet vendi më i mirë për të jetuar dhe punuar

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 15:44
ilustrim

Zvicra është ranguar si vendi më i mirë në botë për të jetuar dhe punuar, duke i marrë vendin e parë Singaporit e cila ishte në krye të kësaj liste për pesë vite me radhë.

Kushtet e larta të jetesës dhe rrogat e denjëta kanë bërë që shteti zviceran të bëhet një nga vendet që më së shpeshti përfundon në vendet e para të kësaj liste.

HCBC Expat është organizata që bën këtë rangim ku merren parasysh shumë faktorë.

Stabiliteti ekonomik dhe politik ka bërë që Zvicra të ngjitet në krye të këtij rangimi. Ajo ishte në vendin e tetë vitin e kaluar. Rreth 82% e njerëzve që janë zhvendosur në Zvicër për punë thanë që kanë qenë shumë të kënaqur me standartin e jetesës krahasuar me shtetet tjera.

Shtatë nga dhjetë njerëzit që zhvendosen në Zvicër tani kanë një nivel më të lartë të të ardhurave duke qenë se rroga minimale vjetore është 111.587 dollarë, shumë më e lartë se mesatarja botërore që është 75.966 dollarë.

Top dhjetëshja e kësaj liste kompeltohet me Kanadanë, Spanjën, Zelandën e Re, Australinë, Turqinë, Gjermaninë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Vietnamin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat