Policia konfiskon kalifornium me vlerë 72 milionë dollarë

Evropë

Policia konfiskon kalifornium me vlerë 72 milionë dollarë

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 21:19
ilustrim

Policia turke në rajonin e Detit të Zi, në qytetin Bolu, sekuestroi substancën radioaktive kalifornium me vlerë 72 milionë dollarë, që përdoret për armë bërthamore dhe për termocentralet atomike.

Zyra e guvernatorit në Bolu është prononcuar përmes një deklarate në të cilën thuhet se Departamenti i Policisë kundër trafikimit dhe krimit të organizuar ndërmori një operacion gjigant për këtë çështje.

Policia gjeti 18,01 gram të substancës radioaktive kalifornium.

Substanca e sekuestruar kap vlerën e 72 milionë dollarëve, ndërsa sasia e konfiskuar e substancës në fjalë është dorëzuar në Agjencinë Turke të Energjisë Atomike.

Lidhur me sekuestrimin e substancës janë arrestuar pesë persona, ndaj të cilëve kanë nisur hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat