Qeveria e Bullgarisë do të blejë 8 F-16 të reja nga SHBA

Evropë

Qeveria e Bullgarisë do të blejë 8 F-16 të reja nga SHBA

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 18:00
Foto

Qeveria e Bullgarisë tha të hënën se do të blejë 8 avionë të rinj F-16 në një përpjekje për të zëvendësuar avionët e vjetër sovjetik dhe për të sjellë forcat e saj ajrore në përputhje me standardet e NATO-s.

Vendimi për blerjen më të madhe ushtarake në Bullgarinë post-komuniste ende ka nevojë për miratimin e parlamentit, por pritet të arrihet lehtë duke pasur parasysh se koalicioni qeverisës ka një shumicë.

Pasi të ndodhë kjo, ministri i mbrojtjes do të nënshkruajë kontratën për blerjen e tetë avionëve luftarakë F-16 Block 70 me prodhuesin Lockheed Martin.

Zëvendësministri i mbrojtjes Atanas Zapryanov u tha gazetarëve se marrëveshja prej 1.25 miliardë dollarësh përfshin avionin, municionin, pajisjet dhe trajnimin pilot, dhe se ka një mundësi për Kongresin e SHBA për të kontribuar 60 milionë dollarë. Ai tha se F-16 do të dorëzohen deri në vitin 2023, shkruan AP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat