Djukanovic: Kisha Ortodokse Serbe është faktor përçarës në Mal të Zi

Evropë

Djukanovic: Kisha Ortodokse Serbe është faktor përçarës në Mal të Zi

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 00:59
Milo Djukanovic

Thellohen përçarja mes Serbisë dhe Malit të Zi, Presidenti Milo Djukanovic ,deklaroi se mënyra më e mirë e tejkalimit të ndasive mes besimtarëve ortodoksë është formimi i Kishës Ortodokse të Malit të Zi, ai i paralajmëroi klerin e kishës se së pari janë qytetarë dhe nëse nuk e respektojnë ligjin do të dënohen.

Djukanic theksoi se ka ekzistuar kisha autoqefale e Malit të Zi dhe është e padyshim e drejta e tanishme e Malit të Zi, siç tha presidenti, të nisë ri themelimin e Kishës Ortodokse të Malit të Zi.

Djukanovic shtoi se Mitropolia e Malit të Zi dhe kleri i saj janë të ftuar që të jenë pjesë e kësaj zgjidhje, e jo si rëndom, të jenë pjesë e problemit. Ai theksoi se nuk dyshohet se Kisha Ortodokse Serbe është faktor i rëndësishëm i ndasive të popullatës krishtere ortodokse në Mal të Zi.

Presidenti Djukanovic shtoi se deri tani shteti është treguar tolerant por nuk do të vazhdoj ashtu në të ardhmen, “të gjithë duhet ta kuptojnë se ose janë qytetarë besnik në vendin ku jetojnë apo janë keqbërës. E shkelësit mund të jenë me kostum apo mantele priftërinjsh e do të përfundojnë me uniformë të burgosurish pasi ai fat i pret keqbërësit” theksoi Djukanovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat