BE: Rusia të marrë masa të menjëhershme për respektimin e INF

Evropë

BE: Rusia të marrë masa të menjëhershme për respektimin e INF

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 13:06
Federica Mogherini.

Bashkimi Evropian i kërkoi sot Rusisë të marrë masa të menjëhershme për të garantuar respektin e traktatit të çarmatosjes bërthamore INF, në të cilin Moska ka formalizuar në fillim të korrikut pezullimin e pjesëmarrjes së saj.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga zhvillimi i situatës për sa i përket traktatit INF, që mund të përfundojë më 2 gusht 2019”, deklaroi shefja europiane e diplomacisë, Federica Mogherini.

E nënshkruar gjatë Luftës së Ftohtë, marrëveshja mbi armët me rreze të mesme ishte kritikuar nga Donald Trump në shkurt, më pas nga Moska, pasi dy vendet akuzohen reciprokisht se po e shkelin.

Vladimir Putin ratifikoi më 3 korrik pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat