Arrestohet një i dyshuar për sulmin kibernetik në Bullgari

Evropë

Arrestohet një i dyshuar për sulmin kibernetik në Bullgari

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 09:28
Një veturë e policisë Bullgare kalon para ndërtesës së Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave

Policia bullgare ka arrestuar një të dyshuar për sulmin kibernetik në Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave, që çoi në rrjedhjen e të dhënave personale dhe financiare të miliona njerëzve, tha një zëdhënëse e ministrisë së Brendshme.

"Ne kemi një të dyshuar që është arrestuar", tha zëdhënësja, duke mos dhënë më shumë detaje.

Autoritetet bullgare kanë ngritur dyshime, se sulmi masiv i hakerave në Bullgari, nëpërmjet një faqeje ruse, mund të jetë i lidhur me vendimin e Sofjes për të blerë avionë ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara.

"Grupet e organizuara kriminale të përfshira në sulmet kibernetike zakonisht kërkojnë fitime financiare, por në këtë rast, janë të mundshme motivet politike", tha të martën, ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Mladen Marinov.

Nga sulmi kibernetik, të dhënat personale financiare të rreth 5 milionë bullgarëve dhe punëtorëve të huaj që banojnë në Bullgari, u publikuan në media nga një email me bazë në Rusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat