May paraqitet për herë të fundit si kryeministre në kuvendin britanik

Evropë

May paraqitet për herë të fundit si kryeministre në kuvendin britanik

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 14:22
Kryeministrja e deritashme e Britanisë së Madhe, Theresa May

Kryeministrja e deritashme e Britanisë së Madhe, Theresa May, po përgjigjet për herë të fundit para deputetëve të kuvendit të këtij shteti duke qenë në pozitën e kryeministres. Vendin e saj do ta marrë kryetari i ri i Partisë Konservatore, Boris Johnson.

Ajo tha para deputetëve se aktivitetin e saj politik do ta vazhdojë si deputete dhe se është e lumtur që po ia dorëzon detyrën një pasardhësi, që është i përkushtuar për ta çuar Brexit-in deri në fund dhe për ta krijuar një të ardhme të ndritshme për vendin.

Më vonë, ajo do ta mbajë një fjalim lamtumirës në ndërtesën e qeverisë para se pushtetin edhe zyrtarisht ta marrë kryeministri i ri, Boris Johnson.

Edhe ai do ta mbajë një fjalim te hyrja e ndërtesës qeveritare dhe më pas do ta fillojë prezantimin e anëtarëve të kabinetit të ri.

Pritet që Johnson-i ta rrisë numrin e grave në kabinet dhe gjithashtu t’i shtojë politikanët nga pakicat. Sipas disa burimeve, ekipi i tij do ta pasqyrojë një Britani moderne.

Ish-kryetari i Londrës e fitoi garën partiake me ministrin e brendshëm britanik, Jeremy Hunt, duke i fituar 66.4 për qind të votave, shkruan “BBC”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat