Maas: Më vjen turp për çka Gjermania i bëri Polonisë, i kërkojmë ndjesë kombit polak

Evropë

Maas: Më vjen turp për çka Gjermania i bëri Polonisë, i kërkojmë ndjesë kombit polak

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 14:07
Heiko Maas

Gjermania është përgjegjëse për këtë mizori, rrënimi i Varshavës ishte një goditje e ndërgjegjshme për shkatërrimin e gjithçkaje që i atribuohej identitetit polak, deklaroi sot ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas me rastin e 75-vjetorit të Revoltës së Varshavës kundër pushtimit nazist.

”I kërkojmë ndjesë kombit polak. Më vjen turp për atë që Gjermania i bëri Polonisë”, shtoi ai.

“Kam ardhur këtu sepse unë nderoj viktimat dhe familjet e viktimave dhe të të plagosurve, sepse dua t’i kërkoj falje popullit polak”, tha Maas.

”Gjermania mban përgjegjësi për këtë tmerr”, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman.

”Pas luftës, polakët na ofruan dorën e pajtimit. Ne ju falim dhe duam të na kërkoni ndjesë”, shtoi Maas duke iu referuar një letre të vitit 1965 të peshkopëve polakë drejtuar homologëve të tyre gjermanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat