Transporti publik falas për të gjithë nxënësit e shkollave në Berlin

Evropë

Transporti publik falas për të gjithë nxënësit e shkollave në Berlin

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 00:44
Flamuri gjerman

Qëllimi i këtij vendimi është të lehtësojnë familjet dhe të rinjtë nga kostot e lëvizjes e njëkohësisht të ndihmojnë mjedisin.

Po ashtu edhe qytetet e tjera në mbarë vendin kanë bërë plane për të rritur përdorimin e transportit publik për të zvogëluar bllokimet e trafikut dhe për të mbrojtur mjedisin.

Qyteti i vogël Monheim në Gjermaninë perëndimore do të fillojë të ofrojë një shërbim autobus falas për të gjithë në prill të vitit 2020.

Qytetet e tjera, të tilla si Bon, Essen, Herrenberg, Mannheim dhe Reutlingen janë gjithashtu të lidhur me idenë për të bërë transportin publik më të lirë raportojnë mediat gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat