Londër: Një fëmijë në gjendje kritike pas rënies nga kati i dhjetë

Evropë

Londër: Një fëmijë në gjendje kritike pas rënies nga kati i dhjetë

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 21:39
Foto

Një i ri është arrestuar nën dyshimin e përpjekjes për të vrarë një fëmijë sot, për të cilin thuhet se e shtyri nga platforma e katit të dhjetë në Galerinë e Arteve Moderne ‘Tate’ në Londër, njoftoi policia.

Policia Metropolitane tha se oficerët gjetën fëmijën e lënduar në çatinë e katit të pestë të galerisë dhe se ambulanca e çoi në një spital lokal në gjendje kritike.

Në deklaratë thuhet se 17-vjeçari mbeti në platformën e katit të 10-të me vizitorë të tjerë pasi fëmija ra dhe për momentin nuk bëhet e ditur nëse ai e kishte njohur fëmijën 6-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat