Aeroplani mbushet me tym, momente tmerri për 183 persona në bord

Evropë

Aeroplani mbushet me tym, momente tmerri për 183 persona në bord

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 07:32
Momente tmerri për 183 persona në bord

183 persona kanë përjetur momente tmerri pasi avioni ku ato po udhëtonin u mbush me tym.

Avioni i kompanisë British Airways u nis nga Aeroporti Heathrow i Londrës për në Valencia të Spanjës, ishte duke zbritur në Valencia kur papritur kabina u mbush me tym.

“Asnjëherë nuk kam provuar frikë si kjo”, ka thënë Dani Meroño Bori, një pasagjer në fluturim. Mësoeht se avioni e bëri uljen dhe shërbimet e urgjencës së aeroportit nxituan dhe shkuan menjëherë tëk avioni.

Raportohet se për fat të mirë nuk kishte ndonjë të lënduar rëndë, edhe pse tre pasagjerët u dërguan në spital pas evakuimit “si masë paraprake”, sipas linjës ajrore.

Në avion ndodheshin 183 pesona në bord, ekuipazhi dhe 175 pasagjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat