“Më kanë përdhunuar… mos e mbyll!” Telefonata e fundit e vajzës para se ta vrisnin - Bota Sot
“Më kanë përdhunuar… mos e mbyll!” Telefonata e fundit e vajzës para se ta vrisnin

Evropë

“Më kanë përdhunuar… mos e mbyll!” Telefonata e fundit e vajzës para se ta vrisnin

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 13:57
Alexandra Macesanu

“Më kanë përdhunuar, ju lutem ejani shpejt. Nuk e di ku jam”. “Çfarë do të thotë? Si mendon se do të gjejmë?”, i’u përgjigj centralistja e 112, Alexandra Macesanu, 15-vjeçares së rrëmbyer dhe të vrarë në Rumani.

E mitura u rrëmbye, përdhunua dhe vra nga një mekanik 65-vjeçar, i cili e kishte marrë me makinë për një rrugë të shkurtër, por adoleshentja u gjet e vdekur më 24 korrik.

Biseda audio u publikua në kanalin në Youtube ‘Cristian Tudor Popescu tv’, teksa dëgjohet zëri i së miturës duke kërkuar ndihmë nga policia.

Ajo dëgjohet të thotë se, “Më çoi në Caracal, doli por po kthehet, mos e mbyll”, dëgjohet të thotë vajza në gjendje paniku, duke arritur të japë me vështirësi një adresë.

Ndërkohë centralistja i përgjigjet, “Do të vijnë pas pak minutash, por tani mbylle, pasi kemi telefonata të tjera në linjë që presin”.

Vajza u gjet 19 orë më vonë, e vrarë egërsisht nga rrëmbyesi i saj, shkruan noa.al. Rasti në fjalë bëri bujë dy javë më parë, duke tronditur opinionin publik.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...