Policia norvegjeze: Sulmi në xhami - përpjekje për terrorizëm - Bota Sot
Policia norvegjeze: Sulmi në xhami - përpjekje për terrorizëm

Evropë

Policia norvegjeze: Sulmi në xhami - përpjekje për terrorizëm

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 18:08
Ilustrim

Policia e Norvegjisë njoftoi sot se sulmi i armatosur në një xhami në periferi të Oslos ishte një "përpjekje për terrorizëm".

Policia tha se gjetjet e para të hetimit treguan se sulmuesi kishte pamje ekstreme të krahut të djathtë, ishte ksenofob dhe dëshironte të mbillte terror.

Norvegjezi rreth 20-vjeç hapi zjarr të shtunën në një xhami në Berum, një periferi të Oslo, dhe plagosi një person pak para se të mposhtej nga një besimtar dhe të arrestohej nga policia.

Disa orë pas sulmit, një i afërm i sulmuesit u gjet i vdekur në një shtëpi afër xhamisë, tha policia, duke shtuar se dyshohet për vrasje.

Një zëdhënës i xhamisë u tha mediave lokale se një sulmues në të zeza, me përkrenare dhe pancir, hyri në një ndërtesë ku ishin vetëm tre besimtarë.

Sulmuesi, emri i të cilit nuk u bë i ditur, mbante disa armë.

Para sulmit, ai kishte përmendur në mediat sociale "luftën e racave" dhe mbështeti Brenton Tarranto, i cili vrau më shumë se 50 njerëz në dy xhami në Zelandën e Re në mars. Vërtetësia e këtij mesazhi ende nuk është konfirmuar.

Në Norvegji, ekstremisti i djathtë Anders Breivik vrau tetë vetë në një sulm të korrikut 2011 të një ndërtese qeverie në Oslo dhe 69 në një sulm të armatosur më vonë në një kamp veror të Partisë së Punës në ishullin Utoja.

Policia norvegjeze ka thënë më herët se siguria do të rritet me rastin e festës së Kurban-Bajramit, e cila filloi sot.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...