Përmbytje masive në Stamboll, ndërron jetë një person - Bota Sot
Përmbytje masive në Stamboll, ndërron jetë një person

Evropë

Përmbytje masive në Stamboll, ndërron jetë një person

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 10:19
Stamboll

Ditën e djeshme Stambolli është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm, të cilat shkaktuan përmbytje masive në të gjithë vendin.

Mediat turke raportojnë si pasojë e këtyre përmbytjeve ka humbur jetën një person ndërsa ka dëme të shumta materiale. Trupi i pajetë i një burri u gjet në një nënkalim në Distriktin Unkapani.

Ndërkohë, akse të shumta rrugore u bllokuan pasi uji i detit në ngushticën e Bosforit doli mbi asfalt.

Shumë nënkalime u përmbytën përfshirë edhe atë në sheshin Eminonu, duke shkaktuar dëme të mëdha për tregtarët.

Nga përmbytjet të cilat zgjatën rreth 2 orë u dëmtua edhe Pazari i Madh i Stambollit, një prej tregjeve të mbuluara më të vjetra në botë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...